Video që po ‘thyen’ rrjetin/ Hygerta Sako përballet me një situatë të sikletshme gjatë transmetimit ‘LIVE’

Hygerta Sako njihet si një nga moderatoret që di t’i menaxhojë shumë mirë situatat e papritura, por nuk i ka shpëtuar një incidenti që i ka ndodhur me karrigen.

Advertisements

Teksa ka qenë në transmetim të drejtpërdrejt dhe është ulur, karrigia e saj është ulur bashkë me të duke i dhënë një tronditje të lehtë. Moderatorja shihet duke qeshur dhe e ka marrë me sportivitet situatën teksa e ka publikuar videon edhe në Instagram.

Advertisements

“Karrike mistrece, ka qejf të luajë në trasmetim “- ka shkruar ajo krah videos duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë.

Ndonëse ka shumë vite në ekran, moderatorja e sportit është hermetike kur vjen puna te jeta private. Ajo është nënë e një vajze 15-vjeçare dhe që pas divorcit nga ish-bashkëshorti, ajo nuk ka bërë publike asnjë lidhje dashurie.

Artikulli paraprakE rëndë në Tiranë/ 21-vjeçari dhunon nënën dhe i vjedh një shumë parash për të blerë drogë
Artikulli tjetërLajm i keq nga aksidenti i rëndë/ 21-vjeçari ndërron jetë në spital, nëna në gjendje kritike (EMRAT)