Vdekja e 31-vjeçarit në Komisariatin e Kavajës, 3 punonjësit e policisë e pësojnë keq(Detaje)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në komisariatin e Kavajës ku një 31-vjeçari Ilvi Meta u gjet i varur këtë të mërkurë në komisariatin e Kavajës, pasi ishte arrestuar për vjedhje.

Advertisements

Ilvi Meta ishte ndaluar nga policia pasdrekën e sotme si i dyshuar për veprën penale të vjedhjes. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Sipas informacioneve ai është gjetur i vetëvarur në qeli. Policia e ka gjetur me shenja jete, ai u transportua në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Advertisements

Bëhet me dije se janë arrestuar 3 oficerë policie, për shkak të vdekjes së dyshimtë të të riut në komisariatin e Kavajës.

Artikulli paraprakZbulohet dinosauri gjigand, grabitqari më i madh i botës
Artikulli tjetërE frikshme! Regjistrohen temperatura “përvëluese” në këtë shtet, ja si e shpjegojnë shkencëtarët