‘U turpëruat dhe kërkuat dënim për shqiptarin që goditi macen. Bravo, vrasësi i djalit tim ende i lirë’!

Një nënë që humbi djalin në aksident ka reaguar pas ngjarjes që bëri bujë ku një sportist me origjinë shqiptare tallej me një mace e më pas e goditi dhe e hodhi në liqen. Pas kësaj sërish ai e shpëtoi macen, por reagimi i opinionit publik ishte i fortë.

Advertisements

Mediat greke e konsideruan si një ndërgjegjësim të publikut dhe reagim të shpejtë të autoriteteve, por ndryshe mendon Katerina Tzialla, nëna e futbollistit të klubit Nautical Chios, Adamantios Mantis i cili humbi jetën në një aksident tragjik rreth tre vjet më parë, më 3 nëntor 2019.

Tzialla, e cila jeton me dhimbjen dhe “psenë” e humbjes së padrejtë të djalit të sak ka dërguar një letër publike Protothemës ku me ironi thotë se i përgëzon autoritetet që kapën ‘një kriminel’ që goditi macen por ende nuk kanë vënë para drejtësisë vrasësin e djalit të saj.

Advertisements

“Vetë ministri i Mbrojtjes së Qytetarit u mor me budallain që goditi macen dhe u arrestua për një vepër penale, rrezikon 10 vjet burg dhe 50 mijë euro gjobë. Të gjithë uruan ministrin që urdhëroi arrestimin e kriminelit që goditi kotelen, të gjithë u ndjenë të turpëruar dhe të zemëruar për goditjen me shkelm ndaj koteles, ministri uroi policinë për ndërhyrjen e saj. Ndërkohë unë jam nëna që kam varrosur djalin 21-vjeçar dhe u mbusha me inat sepse të gjithë ata që i japin makinës si të çmendur duke shkelur të gjitha ligjet me vetëdije dhe ndërgjegje dhe nuk shkelmojnë por vrasin njerëz të pafajshëm nuk marrin vëmendjen e çdo ministri, Nuk pashë askënd të indinjuar të ndihej i turpëruar dhe i zemëruar. Në rregull, e drejtë dhe legjitime të mbrojmë kafshët, të kemi ligje për të dhënë mësim, por kemi arritur në ekstremin tjetër, kemi zhvlerësuar totalisht jetën njerëzore”-shkruan ajo në letër.

Sipas raportimeve, aksidenti fatal ku humbi jetën 21-vjeçari ndodhi pasra 3 vitesh ku sportisti ishte në makinë me një shokun e tij dhe teksa udhëtonin dëgjuan një zhurmë të çudtishme. Të rinjtë ndaluan makinën dhe zbritën për të parë se çfarë po ndodhte kur në ato momente një mjet tjetër i drejtuar nga një fëmijë i vogël ka përplasur sportistin e ri dhe makinën e ndaluar. Adamantios ka qenë në trotuar, në anën e majtë të mjetit, kur është përplasur nga makina që kalonte. I plagosur rëndë, ai u dërgua në Spitalin Tzanio, ku u shtrua në Repartin e Kujdesit Intensiv, dhe mjekët bënë gjithçka për t’a mbajtur në jetë, por fatkeqësisht nuk ia dolën.

Artikulli paraprakStresi në një lidhje të re? Reperi shfaqet në momente ‘intime’ me vajzën misterioze (Foto)
Artikulli tjetërZyrë, studio apo…/ Zbuloni shtetin ku bëhet më shumë s*ks në ambientet e punës, ja kush renditet i pari…