U fol për të në studion e Blendi Fevziut, Ronela Hajati nuk përmbahet: Paskeni qënë të vdekur…

Ronela Hajati është lodhur nga opinionistët dhe personat që po vazhdojnë ta komentojnë dhe nuk ngurron t’i quajë edhe ‘të kalbur’.

Advertisements

Ndonëse “Eurovision” ka përfunduar, diskutimet rreth performancës së saj vijojnë. Mbrëmjen e djeshme në “Opinion” një panel të ftuarisht po diskutonin rreth përfaqësimit të saj në Festivalin Europian, duke shprehur mendimet e tyre pozitive dhe negative.

Ky diskutim nuk i ka shpëtuar as Ronelës e cila pas programit ka bërë një status në Instagram.

Advertisements

Këngëtarja nuk ka etiketuar publikisht asnjë person por shkruan: “Paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp!”

Artikulli paraprakFinalja e UEFA Conference League në Tiranë/ Zv.drejtori në Policinë e Shtetit del në konferencë urgjente: Nga gjoba tek dënimi me burg, ja çfarë rrezikojnë tifozët nëse…
Artikulli tjetërGrida largohet nga Konferenca e Kryetarëve: Proces fasadë nëse kandidati për president s’i lihet opozitës