Arrestohet ish-sulmuesi i Skënderbeut, mbi të rëndojnë akuza të forta për trafikim të qenieve njerëzore

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Kosova aty ku sipas shtypit të shkruar, ish-sulmuesi i Skënderbeut, Otto John është arrestuar nga autoritet për shkak të veprës penale së “Trafikimit të qënieve njerëzore”, ndërsa dyshohet edhe për shfrytëzim seksual ndaj viktimës së trafikuar.

Advertisements

Një akuzë e rëndë e cila ende nuk ka gjetur një konfirmim nga ana e klubit të Prishtinës apo Prokurorisë, skuadër me të cilën 24-vjeçari ishte bërë pjesë prej vitit 2020.

Advertisements

Ndërkaq, kujtojmë se Otto John ka qenë pjesë edhe e Skënderbeut në Superiore teksa me korçarët është aktivizuar në 43 ndeshje duke realizuar edhe pesë gola.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë si do të vijojë historia e sulmuesit në Kosovë pasi akuzat janë të rënda dhe mund të ndikojnë në vazhdimësinë e karrierës së futbollistit.

Artikulli paraprakHabit Çiljeta me rrëfimin e saj ‘special’: Ja çmë bëri doktori kur më futi në sallë…
Artikulli tjetërMbajeni ‘vath në vesh’! Kjo ësht fraza e vetme dhe e duhur që duhet të thoni në një intervistë për të fituar vendin e punës që ëndërroni