“Ti më bën të lumtur”, Getoari i dedikon fjalë të ëmbla Marinës në ditën e saj të lindjes

Marina Vjollca feston sot datëlindjen dhe ndër urimet e shumta që ka marrë, ai që tërhoqi vëmendjen tonë është sigurisht ai i partnerit.

Advertisements

Getoar Selimi zgjodhi fjalët më të bukura për të uruar moderatoren në 32 vjetorin e saj.

“Gëzuar ditëlindjen bashkëshortes sime të dashur dhe mamasë së ëngjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që ndërtojmë bashkë,” – shkroi rreperi krah një fotoje të Marinës dhe vajzës së tyre Marget.

Advertisements

“Të dua jeta jem,” – ishte komenti që pasoi Marina, ndërsa Luana shkroi “një familje ëndrrash”.

Vetë Luana postoi një foto me të motrën duke kënduar këngën e tyre të parë në festivalin e fëmijëve me mbishkrimin “Tërë jetën bashkë. Gëzuar ditëlindjen gjysma ime më e mirë”.

Artikulli paraprakNgjarja e rëndë në QSUT, ISHMT: Ashensori nuk ishte regjistruar
Artikulli tjetërI fundit! Ndërpriten negociatat e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës