Termometri shënon 47 gradë Celsius, në këtë shtet vdesin 25 persona nga temperaturat e larta

Gjatë këtyre ditëve në Indi termometri ka shënuar temperaturat më të larta të rregjistruara ndonjëherë duke kapur vlerën e 47 gradëve.

Advertisements

Shteti Indian i Maharashtras ka rregjistruar ditën e sotme 25 vdekje, nga shkaku i temperaturave të larta që nga fundi i muajt Mars.

Advertisements

Sipas meterologëve, reshjet e shiut nuk priten që të bijnë deri muajin e ardhshëm ndaj ndërprerjet e energjisë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në disa zona të vendit. Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në zonat rurale të shtetit më të pasur indian, raporton ‘Reuters’.

India është prodhuesi i dytë më i madh i grurit në botë, por vapa do të zvogëlojë të korrat e këtij viti, pas pesë vitesh radhazi të korrjeve rekorde.

Me rritjen e kërkesës për energji elektrike, rritet edhe mungesa e qymyrit.

India ka shënuar Marsin më të ngrohtë në më shumë se një shekull ku temperatura maksimale ka qenë 33.1 gradë celcius e cila është mbi normalen.

Artikulli paraprakGJKKO i sekuestroi pallate dhe makina/ Kush është “Gazi”, vëllai i deputetit të PD i dënuar në Itali për trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni
Artikulli tjetërShpresë edhe për shqiptarët! BE kërkon krah pune nga vendet jo anëtare, leje e re qëndrimi afatgjatë (çfarë duhet të bëni)