Ronela Hajati “djeg” skenën e Eurovisionit, hap festivalin europian me ritëm dhe energji

Ka nisur nata e parë gjysmëfinale e Eurovision 2022 në Turin të Italisë. Hapja është bërë pikërisht nga përfaqësuesja shqiptare, Ronela Hajati. Ajo ka performuar këngën “Sekret” dhe mund të thuhet pa frikë që e “ka djegur” skenën.

Advertisements

E veshur e gjitha me rozë dhe e shoqëruar nga katër balerinë dhe koreografja e njohur, Klaudia Pepa, artistja ka bërë një performancë shumë të nxehtë, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.

Advertisements

Madje ka marrë edhe shumë duartrokitje, ku nuk kanë munguar as flamujt shqiptarë që valviteshin në sallën e madhe të Eurovisionit.

Tashmë të gjithë janë kurioz, nëse Ronela dhe Shqipëria do të jenë pjesë e finales së madhe. Këtu keni edhe mënyrën se si do të mund të votoni për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet ky votim

Artikulli paraprakE rëndë në këtë shtet/ Hidhet granatë mes auditorit në Universitet, humbin jetën 4 studentë! (VIDEO)
Artikulli tjetërE FUNDIT/ Ndihen lëkundje tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda