‘Përshëndetje Behigje…”/ Ndjekësja akuzon Beatrix Ramosajn se e ka ofenduar, këngëtarja publikon mesazhet (FOTO)

Këngëtarja, Beatrix Ramosaj ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të romacës që nisi në BBV me aktorin e humorit Donald Veshaj duke marrë shumë reagime negative nga ndjekësit e saj. Pas videos që publikoi pak ditë më parë për bullizmin online që i është bërë këto muaj, Ramosaj ka vendosur të publikojë edhe disa nga mesazhet që merr nga ndjekësit në Instagram.

Advertisements

Këngëtarja publikoi gjatë ditës së sotme në Instastory disa mesazhe që ka marrë nga një ndjekëse, e cila komenton në fotot që ish-banroja e BBV publikonte në profilin e saj.

Në mesazhin e fundit, ndjekësja e cila në Instagram identifikohet me emrin “Alexa”, shkruan se këngëtarja e ka ofenduar duke i dërguar mesazh me adresa fallco. Ndjekësja shkruan se do të ndjekë çështjen në rrugë ligjore nëse këto mesazhe vazhdojnë, nga ajo ose fansat e saj.

Advertisements

“Përshëndetje Behigje Ramosaj. Stop së dërguari sms privat me adresat fallco. Për aq kohë sa mbajnë emrin tënd dhe foton tënde, duke ofenduar, do ndjek çështje gjyqësore ndaj jush për ofendime. Duke qenë se janë “fansat” tuaj, bën mirë t’i ndalosh. Jemi në një shtet ku shkelja e privatësisë dënohet. Është thirrja e parë që ju bëj. STOP.”– thuhet në mesazhin e publikuar nga këngëtarja.

Nga ana tjetër, Beatrix Ramosaj shkruan se merr çdo ditë mesazhe të tilla, duke iu përgjigjur publikisht ndjekëses. Këngëtarja shkruan se është ajo që duhet të ndjekë çështje gjyqësore ndaj saj.

“Zgjohem pothuajse çdo mëngjes me mesazhe të tilla nga zonja e nderuar Alexa. Dua ti them që shpresoj që Zoti t’ja pastrojë zemrën edhe mllefin që ka, sepse duke e shfryrë tek unë nuk e ndihmon aspak dhe nuk përcjell një mesazh të mirë tek familja juaj. E nëse dikush do të ndjekë çështje gjyqësore ndaj dikujt, jam unë ndaj teje e dashur. Ditë të mbarë.”- shkruan Beatrix në Instastory.

Ndër të tjera, në disa nga mesazhet që Beatrix ka marrë, përmendet edhe emri i Bora Zemanit dhe lidhja e Beatrix Ramosajt me Donald Veshajn, ish të dashurin e moderatores.

“O Zot sa pa kuptim e ke bërë këtë krijesë të shpifur. Gjëja më e mirë që di të bëjë është të vjedhë burra, me atë surrat m*t dhe atë zë sorre. Po bën gjithçka që të kopjosh Borën. Por çfarëdo që të bësh, s’i vjen as tek thembra, skuthe e sëmurë mendore.”– shkruan ndjekësja.

Në një story ku Ramosaj ka publikuar një foto të Dafina Zeqirit ndjekësja shkruan se “do t’i marrë burrin.”

“Ti e do atë deri në momentin që i merr burrin”

Artikulli paraprakLAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, ka të plagosur (EMRI)
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh? Zyrtari i mbrojtjes ngre alarmin: “Franca shumë pranë luftës me Rusinë!”