Performancë “hot” e veshje ekstravagante, Ronela Hajati gati të “ndezë” skenën e “Eurovision”, ja rekordi i thyer, ‘asi nën mëngë’ i këngëtares

Pritjes i erdhi fundi! Roenal Hajati do të jetë këngëtarja e parë që do e hapë turin 3 ditor të Eurovision, që starton në orën 21:00. Këngëtarja shqiptare do të ngjitet në skenën e Torinos e pritet të bëjë jo pak zhurmë, ashtu si dhe në ditët e para të festivalit.

Advertisements

Teksa shorti u hedh disa ditë më parë, ajo u shpreh e lumtur, por edhe e emocionuar njëkohësisht, duke thënë:
“Okej, tani kam frikë”.

Po jo vetëm për këngën e zërin potent. Hajati ka rënë në sy në këtë kompeticion edhe për veshjen dhe performancën provokuese në skenë. Këto komponentë, janë kthyer në suplement për mediat më të mira rozë.

Advertisements

Ronela u shfaq në ceremoninë hapëse të mbajtur në ‘La Venaria Reale’ me një veshje tejet ekstravagante, që përfshinte një fustan blu me një dizajn mongol në materialin shoqërues dhe një kapele të madhe në kokë.

Veshja e cila mesa duket ka marrë frymëzim nga stili aziatik, ka bërë që paraqitja e këngëtares të komentohet shumë në rrjetet sociale.

Për këtë paraqitje të saj është kujdesur stilisti i njohur nga Kosova, Festim Isufi. Deri më tani, Ronela ka grumbulluar një rekord, pasi kënga e saj “Sekret” është renditur në vendin e 5-të si një nga këngët më të dëgjuara në Eurovision për muajin e kaluar. Pritshmëritë janë të mëdha dhe kritikët e kanë kuotuar Hajatin si një nga këngëtaret më të mira të kompeticionit.

Artikulli paraprakMiliarderi rus ndërron jetë në rrethana të mistershme, gjendet në bodrum/ Ja çfarë dyshohet
Artikulli tjetërU zhduk nga Instagrami/ Luana fotografohet me shenja dhune në fytyrë, pas tatuazhit me simbolin e depresionit(Foto)