Pas 2 vite e gjysmë pandemi/ Koreja e Veriut bën lëvizjen e papritur

Koreja e Veriut ka konfirmuar vdekjen e saj të parë nga Covid-19.
Mediat shtetërore kanë shkruar se dhjetëra mijëra persona të tjerë në këtë shtet po përjetojnë simptoma të etheve.

Advertisements

Gjashtë persona vdiqën pasi vuanin nga ethe, ndërsa një rezultoi pozitiv me Omicron, raportoi media shtetërore të premten, raporton BBC, shkruan “Fax News”.

Gjithashtu bëhet me dije se mbi 187 mijë njerëz të me simptoma të ngjashme me Covid janë izoluar dhe po marrin mjekim shëndetësor.

Advertisements

Autoritetet bëjnë me dije se kishte pasur një shpërthim të variantit Omicron në kryeqytetin, Phenian dhe për këtë arsye janë njoftuar masat kufizuese.

Artikulli paraprakDel emri, kush ishte i riu që tentoi futjen me forcë në Kryeministri
Artikulli tjetërBerisha-Ramës: Nëse je burrë dhe ta mban, që nesër të kalojmë në Kuvend…