Mua të më mbajnë në presion ata? Berisha ia plas të qeshurës në studio: Ata më kanë tmerr mua

Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur në lidhje me kërkesat e Edi Ramës dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, drejtuar prokurorëve të SPAK-ut për të hetuar atë dhe presidentin Ilir Meta, ka “shpërthyer” në të qeshura.

Advertisements

Berisha tha se prej vitesh ndonëse po kërkojnë, nuk kanë arritur të gjejnë asnjë dokument që e implikon atë.

“ Le të hapin 30 po ti bëjë. Mua të më mbajnë në presion ata? I mbaj unë në presion ata. Kanë vite që kërkojën dhe nuk gjejën asgjë. Kanë tmerr nga unë dhe Meta. Në opozitë do të jemi bashkë.

Advertisements

Edhe për Metën le t’ i nxjerrin. Ne flasim me dokumenta, le të nxjerrin një.

Rama dhe Manja e dinë që ky pushtet nuk qëndron dot nëse do të ketë një opozitë të vërtetë. Jo lepuri në bark, po kanë horror ne shpirt, po dekompozohen”, tha Berisha.

Artikulli paraprak“Pistoleta e kujt zyrtari u gjet në vendin e ekzekutimit?”, Klodiana Lala plas ‘bombën’ për ngjarjen e bujshme(Foto)
Artikulli tjetërUlen temperaturat, ja parashikimi i motit për ditën e sotme