Moderatori dhe këngëtari i njohur shqiptar e konfirmon: Në ‘Big Brother Vip 2’ do të pranoja të futesha nëse…

Robert Berisha është shprehur se nuk do të bëhej pjesë e Big Brother VIP nëse nuk paguhej.

Advertisements

Komentet Roberti i ka bërë teksa ka dhënë një intervistë për “Mirage”.

“Në Big Brother nuk kam pasur mundësi të shkoj dhe normal që nuk do të pranoja pa pagesë, se jemi të angazhuar dhe t’i lëmë punët tona e të shkojmë në punë tjetër ata fitojnë, kështu që kish me qenë mirë shkon Roberti ia bën një lloj pagese, shkon dikush tjetër me më famë dhe më i shitur pse mos ta paguajnë pak më shumë”, tha ai.

Advertisements

Më tej, Roberti theksoi se nuk është punë e lehtë që të qëndrojnë 100 ditë brenda shtëpisë.

“Në edicionin e radhës nëse më bëjnë ftesën dhe nëse nuk e kam emisionin tim, se di. Me pagesë do të pranoja të shkoja, nuk është punë e lehtë që të qëndrojnë 100 ditë brenda”, shtoi ai.

Artikulli paraprakNjë i vdekur në Tiranë, dalin detajet: Sherri nisi në lokal, më pas autori nxori thikën
Artikulli tjetërI shënoi gol Interit, flet Asllani: 30 minuta të pabesueshme në “San Siro”, pastaj doli në pah…