LAJMI FUNDIT/ Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përplasen disa makina

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën e Kombit, mbrëmjen e sotme.

Advertisements

Tre automjete mësohet se janë përplasur në aksin Milot- Kukës, pranë urës në fshatin Skuraj.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një person është plagosur rëndë.

Advertisements

I aksidentuari është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Artikulli paraprakNjë mrekulli! 37-vjeçari ‘hero’ shpëton fëmijën që kishte dalë jashtë dritares së katit të 8-të (Video)
Artikulli tjetër“Alban Ramosaj të përfaqësojë Kosovën, kënga e Ronela Hajatit ishte më dinjitozja”, plas keq mes Agim Doçit dhe Robert Aliajt