Kthjellime dhe vranësira! Temperaturat deri në 25°C, ja parashikimi i motit për sot

E enjtja shoqërohet me rritje temperaturash. Sipas MeteoAlb:

Advertisements

Pjesa e më madhe e vendit tonë do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave.

Por në zonat malore parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme në orët e mesditës dhe pasdites.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprakE rëndë! Autobusi i pasagjerëve përplaset me një lokal jashtë një autostrade, 20 të vrarë
Artikulli tjetër“Nuk është lojë”/ Einxhel tregon pse do ndahej nga Dj Dagz