I shënoi gol Interit, flet Asllani: 30 minuta të pabesueshme në “San Siro”, pastaj doli në pah…

Kristjan Asllani, mesfushori i ri i Empolit, komentoi humbjen ndaj Interit, ku vetë shkëlqeu dhe shënoi golin e epërsisë momentale 2-0 të të tijve: “Kemi kaluar një gjysmë ore të pabesueshme për mendimin tim, më pas doli në pah skuadra më e fortë në Serie A.

Advertisements

Ne bëmë më të mirën, erdhëm këtu për të shprehur lojën tonë. E luajtëm topin tokazi, edhe nëse në fund nuk morëm atë që deshëm. Gjithsesi nuk kishim frikë nga Interi, ashtu siç na kërkon gjithmonë trajneri Andreazzoli”.

Si ndikoi tek ju shënimi i golit të parë në Serie A?

Advertisements

Jam i lumtur, kam 13 vite që luaj me këtë fanellë. Luajtja në Serie A, gjetja e golit të parë…, është shpërblimi i vetes. Jam i lumtur, ky grup më ka pritur shumë mirë.

Kanë mbetur edhe dy ndeshje të fundit për t’u luajtur…

Ne do të përpiqemi t’i fitojmë ata për ta mbyllur kampionatin sa më mirë. Edhe nëse tashmë e kemi siguruar mbijetesën, duhet të vazhdojmë të propozojmë idenë tonë për futbollin.

Artikulli paraprakModeratori dhe këngëtari i njohur shqiptar e konfirmon: Në ‘Big Brother Vip 2’ do të pranoja të futesha nëse…
Artikulli tjetërSpartak Ngjela nxjerr zbuluar Sali Berishën, i publikon videon që nuk do donte ta shikonte kurrë