“I ke problem kur janë më të vegjël”/ Donald Veshaj i drejtohet sërish Borës gjatë emisionit të tij

Siç e do tradita në çdo puntatë, Romeo dhe Donaldi i përfshijnë të ftuarit e tyre në një lojë. Për miss-in meqë u shpreh se nuk është në një lidhje, moderatorët zhvilluan lojën “T’i gjejmë burrë Adrolës”.

Advertisements

Kjo lojë konsistonte në formatin e “Tinderit” ku modelja nga kandidatët që ishin aty zgjidhte nëse i pëlqente ose jo. Njëri nga “kandidatët” e Adrolës u shpreh se ishte 25 vjeç dhe në atë moment Dushi tregoi se e kishte problem që partnerin ta kishte më të vogël në moshë. Por, nuk ishte kjo ajo çfarë bëri më shumë përshtypje në këtë moment. Reagimi i Donald Veshajt ishte epik.

“Pse ke paragjykim për kto njerëzit që i kanë…Pse bërë jo sikur ishte e neveritshme të keshë marrëdhënie më dikë më të vogël,”- ka ndërhyrë aktori në përgjigjen e Adrolës.

Advertisements

Sigurisht është e kuptueshme që edhe këtë situatë moderatori e lidhi me ish të dashurën e tij. Ju kujtojmë këtu që Bora Zemani është 4 vite më e madhe se Donaldi.

Nga ana tjetër, modelja e njohur Adrola është edhe nënë. Gjatë lidhjes me Adis Patushin solli në jetë djalin e saj, Troin kur ishte vetëm 20 vjeçe. Pak kohë pas ardhjes së tij në jetë, ata u ndanë dhe tashmë kujdesen të dy për Troin, ndonëse ai jeton me Adrolën.

Ndërkohë ish-bashkëshorti i modeles, ka nisur prej disa muajsh tashmë një lidhje me këngëtaren e njohur Fifin, ku çifti nuk janë treguar aspak të rezervuar për publikun dhe shpesh herë ndajnë foto apo video romantike së bashku.

Artikulli paraprakMoska zbulon planin përfundimtar të Vladimir Putinit, ja skenari që pritet të shkaktojë “tërmet” në Rusi
Artikulli tjetërI fundit! Tërmeti i fortë shkund Shqipërinë, ja epiqendra