I fundit! Tritol në lokalin e ish-policit në Shkodër, autorët i djegin furgonin

SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në fshatin Grudë e Re. Autorët kanë shpërthyer lokalin i cili është në pronësi të ish-policit, Ndrek Rrasa. E jo vetëm kaq.

Advertisements

Autorët, ende të paidentifikuar, kanë djegur edhe furgonin i cili ishte i parkuar pranë biznesit në pronësi të Rrasës.

Advertisements

Shpërthimi ndodhi rreth orës 02:20 minuta, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht, asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga shpërthimi.

Nuk dihet nëse kjo ngjarje lidhet me profesionin e Rasës apo ai ka pasur probleme në të shkuarën me autorët për çështje të tjera. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 20 maj 2022
Artikulli tjetër“I bërtita Rikut se nuk e kreu punën tamam”, Nuredin Dumani zbulon se kush e pagoi për t’i vendosur eksploziv Talo Çelës