Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg për Ajas Sulejmanin, që ditën e diel përplasi me makinë një çift bashkëshortësh dhe foshnjen e tyre 3 muajsh.

Advertisements

Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar te rruga e Kavajës.

Çifti po kalonin rrugën me karrocën e bebit në momentin që semafori u dha sinjal këmbësorëve, por Sulejmani u fut me të kuqe dhe i përplasi.

Sulejmani mësohet se ka dalë nga makina në momentin që ka aksidentuar çiftin Arjan dhe Vilma Konomi bashkë me foshnjen e tyre 3-muajshe dhe ka vënë duart në kokë kur ka parë skenën e tmerrshme. Por, ai është kthyer në makinën e tij e ka marrë të bijën, 4 vjeçe, të cilën e ka parë duke qarë. Pasi e ka marrë vajzën në krahë është larguar përmes rrugicave të pallateve dhe më pas ka shkuar në një spital privat tek Kthesa e Kamzës.

Aty, ai u vu në pranga dhe rezultoi se ishte i droguar (kishte konsumuar kanabis e metamfetaminë). Sulejmanit i është vendosur gjoba 1 milionë lekëshe dhe i është pezulluar patenta për dy vjet.

Advertisements