Dy persona (babë e djalë) janë sulmuar me thikë nga një person tjetër, të mërkurën në mbrëmje në rrugën “Arben Xheladini” në Prishtinë.

Advertisements

Siç thuhet në raport të Policisë së Kosovës, babë e bir kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë (babë e djalë) janë sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.