I FUNDIT/ Gjykata e Lartë rrëzon Apelin, çon në burg Kryeinspektorin e IMT-së

Gjykata e Lartë e Vlorës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit, duke vendosur masën “Arrest me burg” për kryeinspektorin e IMT-së të Bashkisë së Himarës, 37-vjeçarin, Melseid Nelaj.

Advertisements

Nelaj dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tij ka lejuar ndërtime pa leje në zona të ndryshme të Himarë.

Njoftimi i plotë:

Advertisements

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Lartë, për shtetasin Melseid Nelaj., 37 vjeç, banues në Sarandë, Kryeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë

Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e Vendimit datë 28.07.2021, të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila kishte vendosur masën “Detyrim paraqitje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, datë 14.07.2021”, e cila ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Ky shtetas dyshohet se, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka lejuar ndërtime pa leje, në zona të ndryshme, në Himarë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakTha se nuk po ndihej mirë, avokati bie papritur në gjykatë dhe ndërron jetë në vend
Artikulli tjetërVrasje me pagesë, atentate dhe drogë, SPAK dërgon për gjykim dosjen e ‘të fortit të M. Shyrit’ (EMRAT)