Hetuesit belgë do “zbarkojnë” në Shqipëri/ Paralajmërimi ‘bombë’ : Do kemi emra politikanësh në qershor!

Hetimet për çështjen “Toyota Yaris” kanë ndaluar në Shqipëri, por në Belgjikë vijojnë intensivisht ka bërë me dije gazetari Artan Hoxha. Hoxha ka deklaruar se hetuesit kanë zbardhur edhe deklarata të ndryshme në disa televizione.

Advertisements

“Kanë marrë informacione edhe nga mediat. Edhe nga televizioni jonë edhe nga televizionet e tjera. Madje edhe nga portalet kanë marrë se çfarë është folur. Nuk e dija që jemi kaq të rëndësishëm për ta. Unë u thash që personat që keni hetuar ju janë persona që kanë bërë transportin por jo ata që kanë trafikuar. Reagimi I belgëve është se si është e mundur që persona të arrestuar në Belgjikë kanë pajtuar studio ligjore shumë të mira më të mirat. Nuk është kaq e thjeshtë sa e shohim në Shqipëri,”- tha Hoxha per abc.

Hoxha ka theksuar se oficerët federal në Belgjikë kishin mësuar shqipen, mdaje kanë hetuar në disa qytete të Shqipërisë.

Advertisements

“Kanë hetuar në Durrës, Elbasan apo Shkodër. Dhe e kanë kuptuar se nuk gjejnë dot pa ardhur këtu për të hetuar dhe këtë gjë po e bëjnë,” -shtoi Hoxha.

“Do i kemi më shpesh belgët këtu. Shqiptarët kanë filluar të bëjnë vrasje në nivele të larta në Belgjikë. Në struktura kriminale. Është e qartë për ta se duhet të vijnë këtu dhe të krijojnë baza informacioni.”

Gazatari paralajmëroi se në qershor do të kemi elementë të politikës shqiptare në hetimet belge.

“Është një prokuror shumë i njohur atje. Pa diskutim që do dalin element të politikës shqiptare. Për disa detaje. Po jap një element. Mendonin se me këto para ishin sponsorizuar fushata politike dhe politikanë të veçante. Nëpërmjet këtyre sponsorizimeve, këto personazhe nga bota e krimit kanë përfituar paprekshmëri dhe imunitet. Hetimi të dështojë ndaj tyre. Shumë prova të prishen. Të mos ketë hetim shterrues. Dhe kjo mund të veçohet nëse gjejnë element për të vijuar më tej,” tha Hoxha.

Artikulli paraprakKëngëtarja serbe bën të ‘paimagjinueshmen’ për këngën e Ronela Hajatit (VIDEO)
Artikulli tjetërMomenti kur efektivi neutralizohet nga kolegët e tij pas vrasjes në komisariat (VIDEO)