Gruaja i dhunonte prindërit, vëllain dhe atë vetë, kush është 29-vjeçari që kërcënoi sot vetëvrasjen

Drama e një familje në Gramsh për pak ka përfunduar në tragjedi, pasi një 29-vjeçar i cili është dhunuar nga bashkëshortja e tij ka kërcënuar se do të vrasë veten.

Advertisements

dhune ne familje3

Mësohet se i riu me iniciale A. K., në gjendje të rënduar psikologjike, ka telefonuar gazetaren e emisionit me “Zemër të hapur” dhe i ka thënë se do i jepte fund jetës.

Advertisements

Por, stafi emisionit ka njoftuar policinë, që ka nxitur të shpëtojë 29-vjeçarin, i cili u gjet në shëtitoren e Himarës dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar psiko-emocionale.

Por si rrodhi ngjarja deri në kërcënimin e të riut për vetëvrasje.

Mësohet se i riu dhe familjarët e tij kanë pasur konflikte me të shoqen, 28-vjeçaren me iniciale E. K.

Ata kanë bërë denoncime dy ditë radhazi, për dy raste dhune.

Rasti i parë:

Denoncimi i parë i referohet datës 10 maj, ku të dy palët, nusja dhe prindërit e bashkëshortit, kanë përfunduar në polici duke kërkuar udhërmbrojtje.

Sipas uniformave blu, 28-vjeçarja dhe vjehrra e saj me iniciale F. K., 51 vjeçe, banuese në fshatin Dardhë, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëra-tjetrës.

Sipas bluve, e reja ka ushtruar dhunë psikologjike edhe ndaj vjehrrit të saj, shtetasit me iniciale R. K., të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Gjithashtu është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes edhe për shtetasen E. K.

Rasti i dytë:

Vetëm një ditë më vonë, më 11 maj, nusja është përfshirë sërish në konflikt por këtë herë me bashkëshortin dhe kunatin e saj.

Policia informoi se 28-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj ushtruan dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit në banesë dhe u akuzuan për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, e reja ka ushtruar dhunë edhe ndaj kunatit të saj, shtetasit me iniciale G. K.

Artikulli paraprakDo e votonit Fatos Nanon për president? Berisha jep përgjigjen e papritur!
Artikulli tjetër“Donald dhe Romeo Veshaj të dënohen me burg!”/ Si dy vëllezërit rrahën një person duke i shkaktuar shëmtim të përhershëm të fytyrës