E rëndë! Burri e dhunonte, gruaja në Elbasan tenton t’i japë fund jetës

Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen.

Advertisements

39-vjeçari me iniciale Xh.Sh akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” pasi bashkëshortja e tij ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar medikamente mjekësore në sasi të mëdha.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Sh., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij,

e cila për shkak të kësaj dhune ka konsumuar medikamente mjekësore, në sasi të mëdha.

Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakBerisha-Ramës: Nëse je burrë dhe ta mban, që nesër të kalojmë në Kuvend…
Artikulli tjetërPresidenti/ Raundi i parë digjet pa një emër, çfarë do të ndodh tani?