E BUJSHME! Vis Martinaj i dha Dumanit 100 mijë euro për “kokën” e Endrit Dokles

Ditën e sotme janë kryer 18 arrestime të anëtarëve të bandave në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që janë në kërkim edhe 14 të tjerë, mes tyre Ervis Martinaj dhe Suel Çela.

Advertisements

Abc ka zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore për Ervis Martinajn, hetime të cilat kanë filluar pasi Nuredin Dumani i arrestuar dy muaj më parë është “zbërthyer” para prokurorëve dhe ka rrëfyer krimet por edhe porositësit.

Sipas gazetarit Ermal Vija në dosjen e SPAK thuhet se Ervis Martinaj i ka dhënë Nuredin Dumanit 100 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles, por ky krim nuk ëhstë realuziar.

Advertisements

Kush është Ervis Martinaj

Ervis Martinaj është një emër i lakuar shpesh në media por edhe në institucionet e drejtësisë, ku është përfolur për pjesëmarrje në disa krime, por që deri më sot nuk janë vërtetuar nga ana e prokurorëve dhe ai është lënë i lirë, ku rasti i fundit ishte pas arrestimit në ngjarjen në bllok ku u përplas me Ervin Matajn në vitin 2018-të.

Gjithashtu Martinaj është dënuar në vitin 2013 me 3 muaj burgim për akuzën e “Organizimit pa lejë të veprimtarisë së lojërave të fatit”, pasi kishte hapur në Tiranë një pikë lotoje pa leje.

Por kjo akuzë në fund të vitit është falur për shkak të ligjit të Amnistisë të kryer nga parlamenti. Martinaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është dyshuar pak vite më parë si një ndër personat në vrasjen Enton Nikajt në zonën e Linzës në Dajt, ngjarje për të cilën ai u akuzua në fund nga prokuroria për “Moskallëzim krimi” dhe mori pafajësi në gjykatën e Apelit Tiranë.

Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

Sipas deklaratave të Ylvi Beqaj në prokurori, Ervis Martinaj ka marrë përsipër t’i mbyllë gojën për llogari të Shullazit. Fillimisht e joshi me para. 7 milion euro i ofroi Martinaj biznesmenit që akuzon Shullazin për gjobëvënie. Kur e pa se nuk arriti ta bindë, iu kthye mënyrave të vjetra duke e kërcënuar për vrasje.

Emri i Ervis Martinit u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo. Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova.

Githashtu Ervis Martini u përfshi në një konflikt me armë zjarri gjatë orëve të vona të 8 korrikut në një lokal në Dhërmi. Nga të shtënat, fatmirësisht, nuk ishte të lënduar.

Personat, për të cilët është ekzektuar urdhri i GJKKO-së:

Nuredin Dumani

Henrik Hoxha,

Ardian Uzuni

Altin Ndoci

Skerdi Tasi

Leonard Palushi

Fatos Gosa

Erion Alibej

Gentjan Sharra

Florenc Cekrezi

Elvis Koci

Ilirjan Feci

Petrit Qoli

Agron Qoli

Agron Qafa

Artan Plaka

Besjan Xhixha

Abc ka publikuar disa javë më parë video ekskluzive të vrasjes së Bujat Çelës, vëllait të Talo Çelës, i cili u ekzekutua nga Nuredin Dumani.

Artikulli paraprakTragjike! 100 metër në humnerë tek rruga e Kombit, humb jetën edhe tropojani tjetër! Shuhen dajë e nip (Emrat)
Artikulli tjetërZbulimi i fundit nga SPAK! Kush e përgatiti vrasjen të ‘fortit’ të Tropojës?