Do e votonit Fatos Nanon për president? Berisha jep përgjigjen e papritur!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat, teksa ndër të tjera u pyet në lidhje me procesin për zgjedhjen e presidentit të ri, për të cilën tha se nuk është shumë i interesuar, pasi më së shumti ka qenë i fokusuar te gara brenda partisë për postin e kryetarit.

Advertisements

“Unë po merrem me garën time, Komisioni i Rithemelimit ka përcaktuar dy përfaqësues që të merren me këtë çështje”, tha Berisha, i cili u ngacmua nga gazetarët nëse do të votonte pro emrit të Fatos Nanos si president i mundshëm.

Berisha tha se Nano është në privatësinë e tij, dhe me humor u shpreh se nuk do të donte që ti prishte qetësinë ish-liderit të socialistëve.

Advertisements

“Unë mendoj që nuk ja vlen që tia prishim privatësinë atij, është mes të tjerave një lloj hedonisti, është mësuar me një mikroklimë, më mirë ta lëmë të vazhdojë”, tha Berisha.

Emri i Nanos është lakuar në disa raste për postin e presidentit, edhe pse socialistët janë shprehur se kandidati nuk do të jetë një funksionar apo ish-funksionar i tyre.

Raundi i parë i zgjedhjes së presidentit do të konsumohet të hënën, ku në seancën e parë nuk pritet që socialistët të dalin me një emër, sa kohë që janë duke tentuar konsensusin me opozitën.

Artikulli paraprakZvicra ofron 105 milionë franga për Shqipërinë, ja ku do shkojnë këto para
Artikulli tjetërGruaja i dhunonte prindërit, vëllain dhe atë vetë, kush është 29-vjeçari që kërcënoi sot vetëvrasjen