“Dh*u kali e s’foli pali”/ Shpërthen Olti Curri ndaj kritikëve, ja çfarë thotë për skualifikimin e Ronela Hajatit nga Eurovisioni

Olti Curri është një nga personat më me influencë në rrjetet sociale, sidomos në Instagram. Janë të shumta rastet kur blogeri nuk heziton të jap mendimin e tij, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të nxehta. Të tilla si moskualifikimi i Ronela Hajatit në Eurovision, që është diskutimi kryesor i ditëve të fundit.

Advertisements

Olti ka reaguar në rrjetin e tij social Instagram, ku krahas një videoje të Ronelës duke performuar shkruan ndër të tjera që shijet janë personale dhe fakti që publiku italian thërret emrin e saj në kor është një triumf.

“Shijet janë të gjitha të drejta, por nëse për pak muaj publiku italian(i tejngopur me këngëtarë)thërret në kor emrin tënd, ky është thjesht triumf,”-është shprehur blogeri duke bërë tag edhe Ronelën.

Advertisements

“Thash edhe unë dy fjalë se deri tani, dhiu kali e s’foli pali,”-përfundon reagimin e tij Olti Curri.

Edhe Ronela Hajati i është përgjigjur këtij reagimi të tij duke e ripostuar në Instagramin e saj, shoqëruar me ikona me zemra.

Ju kujtojmë që “Sekret” e Ronelës i bëri të gjithë ndjekësit anë e mbanë botës të dëgjojnë, këndojnë apo të kërcejnë nën ritmet e saj dhe kjo gjë u vu re nga brohorimat dhe koncertet e shumta që artistja ka zhvilluar.

E teksa Hajati po shijon suksesin me koncertet e saj të mbushura plot, ka pasur dhe personazhe të cilët mendojnë se performanca e Ronelës nuk ka qenë aspak i denjë për të përfaqësuar Shqipërinë, madje disa e quajtën ‘turp’ apo dhe reagimet në lidhje me veshjen e papërshtatshme si të sajën ashtu dhe të balerinëve me fustanellat e tyre.

Mirëpo, Ronela ktyre kritikave ka zgjedhur ti kundërpërgjigjet me ‘fakte’ duke treguar suksesin që ajo po korr jashtë Eurovisionit dita ditës. Në InstaStory Ronela ka ironizuar personazhet të cilët e kanë gjykuar për tekstin e këngës teksa në foton e ripostuar tregohet suksesi i këngës anë e mbanë botës dhe kjo gjë mund të dallohet prej shikueshmërisë që ka marrë dhe renditjes në shtete të ndryshme.

Artikulli paraprakCilët shtete shkuan në finalen e Eurovision Song Contest 2022 (FOTO)
Artikulli tjetërShkencëtari i njohur ngre alarmin! Tregon se çfarë e pret Ballkanin, preket edhe Shqipëria…