Dhanë informacione për lëvizjet e Vis Martinaj, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq specialistin e “IT” në Polici dhe dy të tjerë

Prokuroria e Tiranës ka çuar në gjyq dosjen me tre të pandehur, të cilët afro tre vite më parë kanë dhënë informacion te kundërshtarët e Vis Martinajt, për eleminimin fizik të këtij të fundit.

Advertisements

Të pandehur janë marrë shtetasit A. Ahmeti, specialistin e “IT” në Policinë e Durrësit, shtetasi D. Serjani dhe një vajzë me inicialet N.Sh, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë të botës së krimit, kanë dhënë informacion për lëvizjet e Martinajt.

Synimi final ishte eleminimi i biznesmenit nga kundërshtarët e tij. Sipas organit të akuzës, të tre këta persona ishin vënë në shërbim të “klanit vlonjat” që kryejnë vrasje me pagesë dhe një “klani” tjetër në Tiranë.

Advertisements

Punonjësi i policisë me detyrë specialist IT në Durrës, raportonte për lëvizjet e fundit të Vis Martinajt dhe daljet e tij jashtë vendit, duke parë sistemin TIMS, ndërsa vajza ishte punonjëse në një agjenci udhëtimi ku biznesmeni priste bileta për udhëtime jashtë vendit.

Bashkë me të fejuarin D. Serjani, shtetësja N.Sh merrte informacione për lëvizjet në Kosovë dhe Turqi të Vis Martinaj. Ky i fundit është gjurmuar por fatmirësisht nuk është arritur që të realizohet krimi, pasi objektivi lëvizte i shoqëruar me disa persona.

Artikulli paraprakTërmet i fortë në Greqi, ja epiqëndra
Artikulli tjetërDel emri, kush ishte i riu që tentoi futjen me forcë në Kryeministri