Ç’po ndodh? Pamje apokaliptike në këtë shtet! Qielli bëhet flakë i kuq, banorët tmerrohen nga ajo që bie poshtë (VIDEO)

Pamje apokaliptike vijnë nga Kina Lindore.

Advertisements

Banorët e Xusan janë mahnitur dhe njëkohësisht trembur nga qielli flakë i kuq, që po shihnin.

Spektakli i frikshëm tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në zonë mbrëmj n e së shtunës. Papritmas qielli u bë i kuq.

Advertisements

Shumë përdorues të rrjeteve sociale nuk humbën rastin për të kapur momentin me foto dhe video, të cilat u bënë virale në Kinë. Banorët e habitur po përpiqeshin të zbulonin dhe të kuptonin arsyen e fenomenit të rrallë, shkruan abcnews.al.

Disa folën për efektet e ndotjes së ajrit, ndërsa të tjerë folën për skena apokaliptike.

Autoritetet, megjithatë, konfirmuan se ngjyra e kuqe e qiellit nuk ishte shkaktuar nga ndonjë zjarr.

Përfundimisht, sipas medieve lokale, ngjyra e kuqërremtë në qiell u krijua nga dritat e një varke peshkimi që peshkonte në Paqësor.

Burimi i së kuqe u konfirmua nga pronarja e anijes China Aquatic Products Zhoushan Marine Fisheries Co.

Meteorologët lokalë spekuluan se qielli i kuq mund të ketë ardhur nga përthyerja e dritës së kuqe në retë që ishin shumë afër me tokën.

Pasditen e së shtunës, në qytet ka pasur vranësira me reshje shiu, gjë që e bën motin të favorshëm për një reflektim të pazakontë të dritës së kuqe, sipas ekspertëve.

Artikulli paraprakMaluma shfaqet krah këngëtares shqiptare! Çfarë po ndodh mes tyre? (FOTO)
Artikulli tjetërParalajmërojnë meteorologët! Po vjen nga Mauritania, çfarë sjell anti-cikloni afrikan në Shqipëri (HARTA)