Çfarë po ndodh në Tiranë? Tjetër aksident i rëndë në vizat e bardha

Vihet në pranga një shtetas që aksidentoi një këmbësore, në vijat e bardha.

Advertisements

Shërbimet e Policisë Rrugore, pas marrjes së njoftimit se një automjet me drejtues të paidentifikuar kishte aksidentuar shtetasen E. M., 20 vjeçe, në vijat e bardha, në rrugën “Ismail Qemali”, dhe më pas ishte larguar, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi Sadik Përpunja, banues në Tiranë, dhe arrestimi i tij, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Advertisements

Po në vijim të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 47 drejtues mjetesh.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vijat e bardha.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ ‘Plas’ sherri me sende të rënda mes dy personave, njëri prej tyre përfundon me plagë të rënda te Trauma
Artikulli tjetërPublikohet VIDEO/ Momenti kur shoferi përplas 20-vjeçaren te vizat e bardha në Tiranë dhe ia ‘mbath’