Anëtarësimi i Finlandës në NATO, moment historik për shtetin skandinav!

Parlamenti finlandez ka votuar pro aplikimit për anëtarësim në NATO.

Advertisements

“Parlamenti mbështet kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO. Parlamenti miratoi qëndrimin në përputhje me raportin e Komisionit të Punëve të Jashtme pas votimit 188-8 pro”, shkruhej në llogarinë zyrtare të parlamentit, në Twitter.

Advertisements

Finlanda tani pritet të nënshkruajë një aplikim zyrtar dhe ta dorëzojë atë në selinë e NATO-s në ditët në vijim, së bashku me Suedinë ku qeveria e saj njoftoi dje një ofertë të ngjashme.

Votimi vjen pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti finlandez, Sauli Niinistö, dhe kryeministrja e Suedisë, Magdelena Andersson do të takohen me presidentin amerikan, Joe Biden, të enjten për të diskutuar aplikimet e tyre në NATO.

Artikulli paraprakAgim Doçi ‘shpërthen’ ndaj Robert Aliajt: “Ti burrë që lyen thonjtë!”
Artikulli tjetërE rëndë në Tiranë/ 21-vjeçari dhunon nënën dhe i vjedh një shumë parash për të blerë drogë