“Vetëm një hap larg nga katastrofa”, Zelensky tregon planet e Rusisë dhe bën paralajmërimin e fortë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për Rusinë dhe armët nukleare, ndërsa ka kritikuar operacionet e fundit të trupave ruse në Centralin Energjetik Bërthamor të Chernobylit, raporton CNN.

Advertisements

Gjatë një konferencë të përbashkët për media në Kiev të martën me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi, Zelensky ka thënë se bota ka qenë shumë afër një katastrofe të re nukleare.

“Sot është 36-të vjetori i katastrofës së Chernobylit, sërish bota ishte vetëm një hap larg nga katastrofa pasi për trupat ruse, centrali ka qenë thjeshtë një zonë tjetër luftimi ku nuk janë shqetësuar fare për sigurinë nukleare”, ka thënë presidenti i Ukrainës.

Advertisements

Më pas, Zelensky ka akuzuar trupat ruse që kanë operuar në atë zonë pa pasur fare në konsideratë rrezikun nuklear, si dhe ka thënë se trupat ruse kanë vjedhur material e po ashtu kanë dëmtuar disa zona të centralit, përfshirë sistemin e kontrollit dhe laboratorin.

“Duke e marrë parasysh nivelin e rrezikut, ne nuk besojmë se Rusia ka të drejtë të kthejë energjinë bërthamore në armë e të shantazhojë botën me përdorimin e armëve nukleare”, ka thënë Zelensky.

Artikulli paraprakNdodh e papritura me presidentin rus! Publikohen të tjera pamje kur Putin humb kontrollin e…
Artikulli tjetër“Më mirë të bëhet vet Rama President sesa ajo”, shpërthen keq Edmond Spaho dhe bën deklaratën e papritur