Shqiptari rrihet me adoleshentin në Greqi, përfundon në gjendje shumë të rëndë në spital

Një 31-vjeçar shqiptar, i cili mbeti i plagosur gjatë një konflikti me një adoleshent në zonën e Sitisë në Kretë, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Advertisements

Sipas raportimit të medieve vendase, ngjarja ka ndodhur mesantën e mbrëmshme, ku 17-vjeçari grek dhe 31-vjeçari shqiptar për arsye të panjohura janë përleshur me njëri-tjetrin.

Advertisements

Adoleshenti dyshohet se ka shtyrë 31-vjeçarin, i cili ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në rrugë, ku për pasojë ka patur një dëmtim të rëndë në kokë.

I riu shqiptar u transferua në spitalin e Pagnit, ku dhe iu nënshtrua një operacioni, ndërsa 17-vjeçari u arrestua menjëherë nga policia e Kretës.

Artikulli paraprakKlodiana Lala zbulon informacionin e fshehtë dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’: Prisni! SPAK ka…
Artikulli tjetërNga Jozefina Topalli tek Arben Imami, Berisha zbulon emrat që do rikthehen në Partinë Demokratike