Replikat e ashpra për njëri-tjetrin, Spiropali e tregon për herë të parë: Ja pse i përgjigjem gjithmonë Berishës në Parlament

Elisa Spiropali ka shpjeguar përse është pikërisht ajo personi që replikon me Berishën në Kuvendin e Shqipërisë.

Advertisements

E ftuar në emsionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Spiropali tha se këtë “detyrë” nuk ia ka caktuar askush, por e bën me kënaqësi, për të ekspozuar “shpifjet dhe deformimet” e Berishës.

Ylli Rakipi: Detyrën kryesore, keni marrë përsipër që Berishës më së shumti ti jepni ju përgjigje. Kush ua ka dhënë këtë detyrë? Fuga i ndan këto?

Advertisements

Elisa Spiropali: Unë jam aty në Parlament, nuk iki asnjëherë. Kur flet Berisha, e ndjej për detyrë ti përgjigjem. E konsideroj si një detyrë, që atij njeriu, shpifjen, deformimin, që e ka praktikë, ti kthehet përgjigje në Kuvend.

Mentor Kikia: Ka patur nëj vendim të PS që të mos replikohet me Berishën?

Elisa Spiropali: Jo nuk ka asnjë marrëveshje të tillë. Unë i jam përgjigjur edhe Lulzim Bashës. Replikat me Berishën tingëllojnë më të rënda, replikat me të kanë më shumë peshë e më shumë vlerë, sesa me Bashën.

Ylli Rakipi: Nuk ju duket detyrë e vështirë? Se doktori ka energji të pëshembullt, nuk shteron.

Elisa Spiropali: Energjia e mban.

Lorenc Vangjeli: Kanë qenë replika në një kah. Berisha ka akuzuar, zonja i përgjigjet, por ai nuk i është përgjigjur më, nuk i kthehej direkt.

Artikulli paraprakMësojeni tani! Ja çfarë të hani e të pini nëse keni pasur një helmim ushqimor
Artikulli tjetërBeqare apo në një lidhje? Bleona Qereti flet për statusin e saj: Media në Shqipëri më ka bërë të vuaj shumë