Plagosën me armë zjarri djalin e biznesmenit në Pogradec, dalin fotot e dy të rinjve të shpallur në kërkim nga policia

Këta janë dy personat e shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të 21 vjeçarit, Johan Muçllari në Pogradec. Firdeus Berberi, 21 vjeç dhe Greis Maxhari, 23 vjeç, janë dy të rinjtë të cilët ditën e sotme dhunuan 21 vjeçarin Muçllari , duke e goditur me grushta dhe me thikë në kokë.

Advertisements

Ngjarja përshkallëzoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit duke bërë që Johani të plagosej në këmbë dhe të dërgohej për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Advertisements

Autorët siç u bë me dije edhe më herët, u larguan nga vendngjarja me një automjet tip “golf 5” ngjyrë blu. Ndërsa në vendngjarje u gjet edhe një gëzhojë plumbi.

Konlfikti mes të rinjve e ka zanafillën më herët, që nësulminme armë të bërë ndaj hotelit të Jetmir Muçllarit, babait të Johanit.

Artikulli paraprakDeri tani 1 i vdekur/ Hepatiti “misterioz” që po prek fëmijët, ja simptomat që duhen patur kujdes
Artikulli tjetërJava më e rëndësishme e vitit, Meri Shehu tregon ç’do ndodhë me secilën nga shenjat