Nuk pritej/ Nard Ndoka “heq dorë” nga politika dhe i futet botës së televizionit

Nard Ndoka është një nga politikanët më të komentuar për vite të tëra në Shqipëri dhe kryesisht ka qenë për shkak të gafave të tij epike, të cilat herë pas here i bën me vetëdije të plotë duke ditur reagimin që do kenë.

Advertisements

Tani që karriera politike është drejt fundit, pasi nuk u bë dot deputet në zgjedhjet e përgjithshme të një viti më parë, Nard Ndokën, do ta shohim në një fushë të re tani siç është ajo e televizionit.

Nardi do jetë pjesë e Top Channel, ose me saktë pjesë e emisionit të fundjavës “E Diell”, ku do të ketë rubrikën e tij që do të quhet “Hola Nardi”.

Advertisements

Producenti i “E Diell” duke ditur reagimin që sjell Nard Ndoka në rrjetet sociale ka menduar ta bëjë pjesë të “E diell”, ku sigurisht që rubrika e tij do jetë më e klikuara.

Ende nuk e dimë saktësisht se çfarë do trajtohet në këtë rubrikë, por ajo që dihet është se do ketë humor dhe të qeshura pa fund, ndaj nuk duhet humbur.

Artikulli paraprakGjermania i jep goditjen e fuqishme Rusisë, ja vendimi i fundit
Artikulli tjetërKy frut nuk duhet konsumuar kurrësesi nëse je me ilaçe pasi përbën rrezik