Nuk kishte asnjë fëmijë nga Kukësi, topin e parë në stadiumin e ri e gjuan Zaho Rama

“Kukës Arena” është inauguruar ditën e sotme me ndeshjen Kukës-Laci. Gjithashtu në fushën e blertë është parë dhe djali i kryeministrit Edi Rama, Zaho, i cili disa minuta para fillimit të takimit u pa duke shkelmuar topin, deri sa i bën me shenjë që të kthehej sërish në tribunë.Vetë kryeministri Rama ka postuar në Facebook një foto të Zahos, i cili ndodhet në fushë duke luajtur me top. Në tribunë ndodhet Edi Rama dhe presidenti i FSHF Armando Duka.

Advertisements

Për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, inaugurimi i “Kukësi Arena” është një ditë historike për Shqipërinë, pasi bëhet me katër stadiume me standarde europiane.Duke folur pas përfundimit të pjesë së parë të ndeshjes Kukësi-Laçi, që është edhe takimi i parë që luhet në këtë stadium, kreu i FSHF-së theksoi se kjo arritje është bërë falë bashkëpunimit mes qeverisë dhe federatës.Duka shtoi ngritja e stadiumit të Kukësit vjen në prag të finales së Conference League, që është e para finale e një kampionati europian që luhet në vendin tonë. Ndër të tjera Presidenti i federatës falenderoi edhe Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicin, që bëri të mundur që qeveria të kthente sytë nga ky stadium.“Sot është një ditë historike për futbollin shqiptar, sepse inaugurojmë një vepër madhore. Sot kemi plot katër stadiume me standarde falë një bashkëpunimi të mirë me Qeverinë. Do doja të falenderoj Kryeministrin dhe ministren për investimin në futboll.

Do doja të falenderoja edhe Kryetarin e Bashkisë së Kukësit dhe Presidentin e nderit të Kukësit, pasi e bëri qeverinë të kthente sytë nga Kukësi.Kjo vepër e sotme është në prag të një eventi shumë të madh që ne do të kemi në Tiranë, siç është finalja e Conference League, një moment historik për futbollin shqiptar. Uroj që futbolli shqiptar të ecë dhe siç ishim pjesë e Euro 2016 të vijojmë dhe më tej, padyshim që është bërë shumë, por duhet bërë ende edhe më shumë.”-deklaroi kreu i FSHF-së.

Advertisements

Artikulli paraprak“E gjej veten shumë tek…”/ Roza Lati zbulon se cili është banori që ka mbështetur në “BBVIP”
Artikulli tjetërBosnja goditet nga një tjetër tërmet i fortë