Kryemadhi bën deklaratën e “rëndë”: PD shiti në tavolinë 3 mandatet e LSI-së, ne dilnim fitues!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka lëshuar një deklaratë të fortë duke bërë fajtore Partinë Demokratike për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit.

Advertisements

Gjatë intervistës për “Opinion”, Kryemadhi bën me dije se numëruesit e PD kanë shitur 3 mandate të LSI-së. Ajo thotë se disponon proces-verbalet ku dilte fitues kandidati i LSI, por sipas saj, këto proces-verbale janë grisur pas një ore me urdhër nga “lart”.

Kryemadhi: Besoja se opozita do të fitonte në zgjedhjet e 25 prillit. Të gjithë bëjmë sondazhe dhe ne e dimë shumë mirë se si bëhen si sondazhet në Shqipëri që ndodh se si lëviz për shkak se njërëzit kanë frikë të deklarojnë frikën. Të paktën mund të them që tre mandatet e LSI janë shitur në tavolinë.

Advertisements

Fevziu: Kush i shiti?

Kryemadhi: Numëruesit e Partisë Demokratike. Pavarësisht se suflerët e Bashës poshtë e përpjetë thonë se i kanë shitur mandatet etje. Ne disponojmë proces-verbalet e firmosura e numëruesit e PD dhe anëtarëve të PD që del fitues mandati i LSI dhe aps një ore me urdhër nga lartë është grisur dhe çuditërisht kamerat kur janë kërkuar për tu parë nuk kanë punuar asnjëherë.

Artikulli paraprakU gjet i vdekur në bunker, zbulohet identiteti i 38 vjeçarit në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike (EMRI)
Artikulli tjetër“Në çdo vështirësi me ju”, Kryeministri grek jep lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë