Kandidate për Këshillin Kombëtar të PD, Rudina Hajdari zbulon se për kë do të votojë

Rudina Hajdari është rikthyer në Partinë Demokratike dhe ditën e nesërme do të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar.

Advertisements

Ndonëse është kandidate për Këshillin Kombëtar të PD, ajo zbuloi në “Zonë e Lirë” se nuk do të votojë për veten, por për kandidatë të tjerë.

Arian Çani: Ti nesër do jesh në Kuvend?

Advertisements

Arian Çani: Me çfarë mandati? Do jesh si delegate, ti nuk ke të drejtë të votosh?

Rudina Hajdari: Do jem si ish-deputete dhe në cilësinë e familjes Hajdari…

Arian Çani: Pyetja ime është ti nesër je me ftesë nuk ke të drejtë vote?

Rudina Hajdari: Kam dhe të drejtë vote sepse unë jam rikthyer, jam anëtare e vjetër në PD dhe kamë të drejtën e votimit sepse sapo kam votuar në degën 2 në Tiranë.

Arian Çani: Kur u zgjodhe delegate?

Rudina Hajdari: Unë jam propozuar si një nga kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Arian Çani: A ke të drejtë vote apo jo, sepse delegatët nuk mundet dot të improvizohen brenda ditës?

Rudina Hajdari: Unë e di sipas informacionit tim që anëtarët, ata që janë kandidatë, kanë të drejtë vote dhe mund të votojnë për kandidatë të tjerë që kandidojnë për Këshillin Kombëtar.

Arian Çani: Ti do votosh për veten tënde besoj?

Rudina Hajdari: Pse duhet të votoj për veten!

Arian Çani: Për kë do votosh?

Rudina Hajdari: Do votoj për të tjerët!

Arian Çani: A duhet të votosh për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar.

Rudina Hajdari: Po patjetër!

Arian Çani: Vota është e fshehtë, pse duhet të votosh për dikë tjetër?

Rudina Hajdari: Ky është parimi im pse e ke kaq të vështirë ta pranosh?

Arian Çani: Thjesht po mundohem të kuptoj si funksionojnë rregullat!

Rudina Hajdari: Do votoj për ata njerëz që mendoj se duhet të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar

Artikulli paraprakEksperti britanik bën parashikimin e bujshëm: Ja çfarë do të ndodhë me forcat ruse brenda pak javësh
Artikulli tjetërAksident tragjik, djali përfundon jashtë makinës, babai del për ta ndihmuar por merret para nga një mjet tjetër, vdesin të dy