Çfarë po ndodh? Avioni ushtarak skanon për tre orë bregdetin shqiptar, ja kujt i përket

Ditët e fundit një avion ushtarak italiane ATR P-72B, kreu një mision mbi tre orë në vijën bregdetare shqiptare.

Advertisements

ABC mëson se misioni i patrullimit u zhvillua pranë brigjeve të Shqipërisë, gjithashtu brenda hapësirës ajrore të Shqipërisë. Po ashtu patrullimi ceku edhe Malin e Zi.

Avioni ATR u ngrit (në orën 11:27 CEST) dhe u ul në Brindisi (rreth orës 18:00).

Advertisements

ATR P-72B

Siç shihet në hartën e siguruar nga ABC, avioni ka kaluar në të gjithë vijën bregdetare, ndërsa ka fluturuar mbi Kepin e Rodonit në Durrës, si dhe mbi Vlorë.

Burime për ABC raportojnë se avioni ushtarak i patrullës së doganës italian është pjesë e misionit aktiv FRONTEX. Ky mision prej vitesh ndodhet në kufijtë e Shqipërisë./abcnews.al/

Artikulli paraprakBeatrix Ramosaj nuk i ndal ‘thumbat’ ndaj Borës dhe Donaldit: “Komshinjtë e kujt do çmenden këtë radhë?”
Artikulli tjetërPërplasen keq konkurrentet e ‘Përputhen’/ Rëndohet gjendja shëndetësore e njërës prej tyre, ja vendimi i papritur (VIDEO)