Çelësat e shtëpisë në mes të rrugës, pamje nga vendi ku u përplas për vdekje këmbësori në Tiranë

Ka ndërruar jetë këmbësori që u përplas nga makina mbrëmjen e sotme pranë stacionit të Trenit në Tiranë. Gazetari i Fax News, Eduart Halili bën me dije se viktima është i moshës 70 vjeç dhe ka ndërruar jetë menjëherë pasi u transportua në spital.

Advertisements

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të shoferit i cili kreu aksidentin dhe më pas u largua nga vendngjarja me një “Audi” të bardhë.

Advertisements

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2022, rreth orës 20:10, te Stacioni i Trenit, një mjet tip “Audi” me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakTjetër kryeministër shqiptar në Ballkan, Dritan Abazoviç merr drejtimin e qeverisë në Mal të Zi
Artikulli tjetërBeniada Nishani kalon natën me ish-banorin e Big Brother Vip! Çfarë po ndodh mes tyre? (FOTO)