Aksident tragjik, djali përfundon jashtë makinës, babai del për ta ndihmuar por merret para nga një mjet tjetër, vdesin të dy

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në zonën e Pavias në Itali, ku 2 person humbën jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur.

Advertisements

Babai 45-vjeçar doli për të ndihmuar djalin e tij 11-vjeçar, pasi mjeti i tyre minibus u përplas, por u mor para nga një tjetër makinë, dhe të dy humbën jetën menjëherë.

8 persona të tjerë (përfshirë bashkëshorten 43-vjeçare dhe dy fëmijët e tjerë të çiftit, 14 dhe 15 vjeç) u plagosën. Një drejtues automjeti u arrestua me akuzën e vrasjes në rrugë.

Advertisements

Sipas një rikonstruksioni fillestar (dinamika po hetohet nga policia rrugore), makina në të cilën udhëtonte familja franceze është përplasur nga një mjet. Pas goditjes së dhunshme, djali 11-vjeçar u hodh nga makina. Babai doli menjëherë në përpjekje për ta shpëtuar, por u përplas nga një makinë e tretë e cila ndërkohë po udhëtonte në të njëjtën rrugë.

Fatkeqësisht për babanë dhe djalin nuk kishte asgjë për të bërë, lëndimet e marra ishin shumë të rënda. Seksioni i A21 ku ndodhi aksidenti ka mbetur i mbyllur për kohën e nevojshme për të shpëtuar të plagosurit dhe për të lejuar zjarrfikësit të largojnë automjetet e dëmtuara; në mëngjes qarkullimi rifillon rregullisht.

8 të plagosurit u transportuan me ambulancë në spitalin Voghera dhe Poliklinikën San Matteo në Pavia: gjendja e tyre nuk duket shqetësuese.

Policia ndaloi një prej shoferëve të përfshirë në këtë aksident.

Artikulli paraprakKandidate për Këshillin Kombëtar të PD, Rudina Hajdari zbulon se për kë do të votojë
Artikulli tjetërKëmbimi valutor, 30 Prill 2022