A është futur në Shqipëri hepatiti misterioz që po prek fëmijët? Silva Bino zbardh çfarë po ndodh: Ja cilat janë simptomat e virusit

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino deklaroi këtë të martë se nuk ka asnjë të dhënë që hepatiti misterioz, i cili po prek fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar të jetë futur në Shqipëri.

Advertisements

Bino theksoi se situata në terren po monitorohet dhe ISHP ka ngritur alertin për këtë virus të ri i cili dyshohet se prek kryesisht mëlçinë te fëmijët dhe ka shënuar rastet e para në vende si Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

“Për sa i përket këtij hepatiti ne e kemi marrë njoftimin ka rreth 3 javë nga OBSH dhe ky njoftim është komunikuar me të gjitha strukturat. Nuk kemi të dhëna në vendin tonë, rastet më të mëdha janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA aty dhe ku doli për herë të parë virusi.

Advertisements

Është një situiatë që po monitorohet në botë dhe ne kemi ngritur alertin për këë gjë. Deri tani nuk vërejmë asnjë rritje për momentin”, tha Bino.

Për sa i përket shenjave që i referohen janë shenja të çrregullimit të tratktit tretës si të vjella dhe diare dhe më pas mund të shoqërohet me zverdhje rënie të imunitetit.

Artikulli paraprak“Të marshin të ligat!”/ Këngëtarja e njohur i del në mbrojtje Beatrixit që u përlot
Artikulli tjetërDalin emrat për President që propozon PS. Fatos Nano, Edi Rama dhe Luljeta Bozo