Zbulohet vendi ku Putin ka fshehur familjen pas sulmeve në Ukrainë, është ndërtuar për t’i mbijetuar një lufte bërthamore

Pas nisjes së sulmit mbi Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin ka marrë masa mbrojtëse ndaj familjarëve të tij, duke i fshehur ata në një qytet nëntokësor në Siberi.

Advertisements

Familja e Putin po qëndron në një bunker luksoz të teknologjisë së lartë, që ndodhet në malet Altai dhe është projektuar për mbrojtje në rast lufte bërthamore, raporton Daily Mail, transmeton Noa.al.

Advertisements

“Në fundjavë, familja e Presidentit Putin u evakuua në një bunker special të përgatitur në rast lufte bërthamore. Ky bunker ndodhet në Altai. Në fakt, nuk është një bunker, por një qytet i tërë nëntokësor, i pajisur me shkencën dhe teknologjinë më të fundit”,- tha profesori amerikan Valery Solovey.

Ndër të tjera ai paralajmëroi: “Shpresoj se kjo do të thotë diçka për ju? Pse Presidenti dërgon familjen e tij në këtë bunker?”

Solovey i referohet një shtëpie të madhe që supozohet se është ndërtuar nga gjiganti i energjisë Gazprom rreth një dekadë më parë, në rrethin Ongudaysky të Republikës Altai.

Artikulli paraprakLAJMI FUNDIT/ Zelensky del me kërkesën urgjente për NATO-n
Artikulli tjetërLushkenko bën gafën e madhe, presidenti bjellorus nxjerr padashje hartën e…