Zbardhet deshmia e nënës së Arben Micit: Më gjuajti me grushta e shkelma në kokë dhe më tha ‘ku*vë, rruspi…unë nuk jam djali yt’

Mësohen detaje të reja nga vdekja e Arben Micit në komisaritin e Kamzës.

Advertisements

26-vjeçari nga Kukësi ishte arrestuar për dhunë në familje. I riu, i cili thuhet se vuante nga depresioni, ishte denoncuar nga nëna e tij, Lirije Mici pasi ajo nuk i kishte dhënë para kur ai i kishte kërkuar e dhunuar më pas. Në denoncimin e saj, nëna e Micit ka deklaruar se më 22 mars ai e kishte kërcënuar se do t’i vinte flakën shtëpisë dhe do t’i digjte të gjithë.

Sipas “ReportTv”, nëna e gjashtë fëmijëve ka deklaruar se ajo banon me bashkëshortin, dy djemtë e saj, dhe Arbeni ishte i pamartuar e prej gjashtë vitesh ushtronte dhunë psikologjike me sharje, ofendime e kërcënime.

Advertisements

Në disa raste ai kishte ushtruar edhe dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe një gjë e tillë dhe ka ndodhur edhe para pak ditësh në shtëpinë e tyre në Çerkezë. Lirije Mici ka deklaruar se djali i saj kishte shkuar në shtëpi i dehur dhe kishte nisur t’i kërkonte para, por në momentin që ajo s’ka pranuar ai kishte nisur ta shante me shprehjet:

“Ku..ë, Rruspi, ti shkon me njerëz. Unë nuk jam i yti jam dikujt tjetër e shume te tjera”, e ka kërcënuar me fjalë se “Do të theri”. Pas kësaj ai ka ushtruar edhe dhunë fizike duke e gjuajtur me grushte, shkelma, në trup dhe në kokë. Lirije Mici në këtë moment ka njoftuar policinë, është paraqitur në Komisariat për të bërë denoncimin dhe është pajisur me Urdhër Mbrojtje. Në mënyre të përsëritur ai ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj dhe një gjë e tillë kishte ndodhur më datë 22 mars, ora 19:30.

Kur ai ka hyrë në banesë duke bërtitur duke i kërkuar lekë dhe ajo nuk ja kishte dhënë. Në këtë moment Arben Mici ka kapur telat e korrentit për të fikur dritat, më pas ka dalë nga banesa, ishte kthyer përsëri dhe ka hyrë tek dhoma e guzhinës duke tentuar të hapi bombolën e gazit, duke e kërcënuar “Se do t’ju djeg të gjithëve brenda, do t’ju theri te gjithëve”, por nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, pasi aty kanë qenë të pranishëm dhe pjesëtaret e tjerë të familjes.

Artikulli paraprakFansi ngacmoi Melindën, menaxheri i këngëtares i futet me shkelma në mes të koncertit(Video)
Artikulli tjetërArtur Zheji bën parashikimin e bujshëm: Kush do jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike?