“TV shet prostitucion çdo ditë”/ Reagimi i ashpër i Robert Aliajt: Vishemi si ato vajzat e trotuareve…

Robert Aliaj ka bërë akuza të forta pas vendimit për të lënë në mes spektaklin “Love Story”.

Advertisements

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Natë me Aulonën”, ai foli ashpër për ekranet shqiptare, duke thënë se “shesin prostitucion çdo ditë”.

Advertisements

“Televizioni shet pa frikë prostitucion çdo ditë. E ke të mbushur fare! Ne i çojmë nëpër sofra njerëzve imoralitet pa fund. Vishemi si ato vajzat e trotuareve dhe ja nxjerrim njerëzve në darkë, njerëzve që shohin televizor se nuk kanë jetë.

Televizioni e di çfarë është: është opsion i dytë për njerëzit këtu në Shqipëri, ku nuk ka jetë kulturore, ku ti nuk ke ku shkon, televizioni është solucioni si në kohën e diktaturës.

Televizoni duhet të ketë brenda edukimin, ndërkohë këtu nuk ka fare lidhje me edukimin”- u shpreh artisti i njohur.

Artikulli paraprakUkraina nxjerr paralajmërimin urgjent: Evropa rrezikohet të goditet nga rrezatimi, edhe 48 orë…
Artikulli tjetërPremtimi i madh! Goditja e rëndë për Rusinë vjen pikërisht nga ‘aleati’ më i fortë