Thellohet skandali me inceneratorët/ Tabaku zbulon fakte të forta: Stela Gugallja është bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit(E plotë)

Kryetarja e komisionit hetimor për iceneratorët Jorida Tabaku në leximin e raportit final me të cilin do i drejtohen Kuvendit, ka deklaruar se një nga tre pronarët e inceneratorëve, konkretisht Stela Gugallja është edhe bashkëjetuese e Mirel Mërtirit.

Advertisements

“Mirel Mërtiri një person me të shkuar të dyshimtë e pa asnjë sukses të madh në sipërmarrjet e tij papritur është bërë personi kyc në një nga bizneset më fitimprurëse në Shqipëri dhe në botë”, tha Tabaku për të.

“Është vërtetuar se formalisht pronarët e inceneratorëve janë tre, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe në pak raste Mirel Mërtiri.

Advertisements

Por e vërteta është se kryepronari i vërtetë është Mirel Mërtiri, shtetasi Klodian Zoto vartësi i tij, ndërkohë që Stela Gugallja, bashkëjetuesja e tij kanë menaxhuar tre kontrata prej 430 milionë eurove duke u fshehur pas kompanive hollandeze herë pas kompanive italiane gjithmonë është i njëjti person që shfaqet”, u shpreh Tabaku.

Ja shtyllat si kanë operuar inceneratorët

Pjesë nga raporti i PD prej 120 faqesh

Afera masive financiare rezulton se është mbështetur në dy shtylla kryesore:

1. Përfitimi i kontratave koncensionare nga kompani, të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, pa përvojë dhe pa aftësi financiare; në shkelje të procedurave në hartimin, miratimin dhe zbatimin e kontratave koncensionare

2. Përdorimi i fondeve publike përmes një skeme pastrimi parash për t’i nxjerrë këto fonde jashtë vendit apo duke kryer pagesa me kompani fiktive si dhe kompani që zotërohen nga të kërkuarit në arrati Zoto-Gugallja-Mërtiri.

Në qendër të skemës janë disa kompani private, të përfaqësuara nga një grup i vogël personash me lidhje të ngushta me njëri-tjetrin, të cilat kanë përfituar kontrata koncensionare, nëpërmjet veprimeve anti-ligjore të zyrtarëve më të lartë shqiptarë.

Disa prej këtyre zyrtarëve, siç ka rezultuar nga të dhënat e siguruara, rezultojnë që janë lidhje shoqërore e miqësore me personazhet-biznesmenë, përfitues të “aferës së inceneratorëve”.

Kompanitë që kanë fituar kontratat koncensionare për ndërtimin e landfill+incenerator në Elbasan, Fier dhe Tiranë, nuk kanë pasur asnjë përvojë në fushën e përpunimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane.

Kompanitë koncensionare, siç rezultojnë nga dokumentet zyrtare, nuk kanë pasur as kapacitetete financiare për ndërtimin e tre landfilleve dhe inceneratorëve, vlera operacionale e të cilave përllogaritet në rreth 150 milionë euro, pa përfshirë përfitimet e tjera nga shërbimi i depozitimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane, prodhimin dhe shitjen e energjisë si dhe depozitimin e dherave të sigurara si një monopol përmes veprimeve dhe mosveprimeve të qeverisë qendroe dhe asaj lokale.

Artikulli paraprakZgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, reagon Rama
Artikulli tjetërE fundit/ Pas humbjes së thellë në zgjedhje, vjen dorëheqja e parë nga Partia Demokratike (EMRI)