Të shtunën do të dëgjoni dy herë sirenat e alarmit në Prishtinë, për çfarë bëhet fjalë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se këtë të shtunë do të bëjë testimin e Sistemit të Alarmit Publik, raporton Express.

Advertisements

Sirenë Alarmi

Advertisements

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna ka bërë me dije se testimi do të bëhet në orën 12:05.

“Këtë të shtunë, më 5 mars, në orën 12:05 Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës së Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim.

Prishtina

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Nisin bisedimet, delegacionet ruso-ukrainase shtrëngojnë duart! Ja çfarë kërkon Ministri rus
Artikulli tjetërDetaje të reja nga ‘horrori’ në Greqi/ Pse greku u mori jetën me sopatë prindërve dhe mbyti dy fëmijët shqiptarë?