Shpresë për zgjidhje! E konfirmon Rusia: Lavrov dhe Kuleba do takohen në Turqi

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, do të takohen në Turqi. Ky lajm është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë. Ky do të përfaqësojë takimin e parë midis të dyve që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Advertisements

Lavrov do të fluturojë në një forum diplomatik ndërkombëtar në Antalia dhe “kontakti” i tij me Kuleba është planifikuar të ndodhë atje, citoi gazeta shtetërore ruse RIA Novosti, shkruan BBC.

Takimi u propozua nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili kishte propozuar mbajtjen e tij në një format trepalësh me të, Kuleba dhe Lavrov në tryezë. Deri më tani është raportuar se takimi do të zhvillohet më 10 mars, ndërsa forumi diplomatik është planifikuar të mbahet më 11 mars.

Advertisements

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës deri më tani janë dëshmuar sfiduese, pa asnjë marrëveshje konkrete të arritur ende.

Artikulli paraprakIsh-kreu i diplomacisë ruse zbulon detaje të forta për sulmin në Ukrainë: Vladimir Putin nuk përdor armë bërthamore, pasi…
Artikulli tjetërI fundit! Merr flakë kati i tretë i një konvikti në Qytet Studenti, ja çfarë raportohet