SHBA e “bombardoi” me sanksione, Rusia “hakmerret”: Nuk do i shesim më…

Agjencia ruse e hapësirës “Roscosmos” njoftoi se nuk do të dërgojë më motorë raketash të prodhuar nga Rusia në Shtetet e Bashkuara.

Advertisements

Lajmin e ka bërë me dije kreu i “Roscosmos”, Dmitry Rogozin në televizionin shtetëror, duke i dhënë fund një marrëdhënie të gjatë midis prodhuesve të raketave amerikane dhe ruse.

“Sot ne kemi marrë një vendim për të ndaluar dërgesat e motorëve të raketave të prodhuara nga NPO Energomash në Shtetet e Bashkuara. Më lejoni t’ju kujtoj se këto dërgesa kanë qenë mjaft intensive diku që nga mesi i viteve 1990” tha Rogozin.

Advertisements

Media “TASS” raportoi se ndalimi do të zbatohet për motorët RD-180 që fuqizojnë raketat Atlas V të United Launch Alliance (ULA) me bazë në SHBA.

Artikulli paraprakEuro shënon rritjen më të fortë që nga fillimi i pandemisë, arrin nivelin më të lartë në 4 muaj
Artikulli tjetër“Putin mund të na fikë dritat, por s’e vret dot shpirtin ukrainas”, ish-presidenti thirrje qytetarëve(Video)